-sidi education-spot_img
13.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 14-vjeçarit/ Dhamo në “5 Pyetjet”: Edukimi, çelsi për të luftuar dhunën mes adoleshentëve

Kryesoret

Pedagogia Eris Dhamo ka komentuar ngjarjen tragjike të vrasjes së 14-vjeçarit në Tiranë dhe ka theksuar rëndësinë e edukatës si një faktor kyç për parandalimin e dhunës mes adoleshentëve.

Në një intervistë për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Dhamo theksoi se arsimimi i vetëm nuk është i mjaftueshëm dhe se duhet një qasje e integruar që përfshin edhe edukimin e të rinjve, duke i përgatitur ata për jetën shoqërore dhe emocionale.

“Ndëshkimi në histori nuk ka dhënë rezultate. Do sugjeroja të kalonim tek edukimi. Shkolla nuk është vetëm arsimore, por edhe edukative, dhe kur flas për të rinjtë, flas për edukimin e shoqërisë së nesërme. Nëse pyetja është se kush janë faktorët, nuk ka një shkaktar të vetëm, por janë individët, familjet dhe ata që janë të lidhur me shkollën dhe shoqërinë. Shtysa më e madhe është presioni emocional dhe social. Duhet kuptuar që adoleshenca është një periudhë ndryshimesh hormonale dhe destabiliteti emocional, që, nëse nuk adresohen siç duhet, çojnë në keqkuptime.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit