Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka akuzuar Serbinë për përdorim të rrjetit mobil MTS në funksion të një fushate të luftës hibride kundër Kosovës. Musliu ka komentuar kërcënimin për bombë të adresuar Kuvendit të Kosovës më 5 korrik, të cilin e cilëson si pjesë të një strategjie të qëllimshme destabilizuese.
Sipas tij, kërcënimi është dërguar nga territori i Serbisë përmes një numri të rrjetit MTS, i regjistruar në emër të shtetasit serb Lazar Wivkovië, person që në rrjetet sociale shpërndan përmbajtje ekstremiste dhe përkrah figurat e dënuara për krime lufte si Ratko Mladië.
Edhe pse rezultoi se nuk kishte bombë reale, Musliu thekson se rasti përbën një akt të rëndë politik dhe destabilizues ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës.
Musliu kritikoi operatorin MTS, i cili vepron në Kosovë në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për refuzim të vazhdueshëm të bashkëpunimit me autoritetet e sigurisë së Kosovës.
Ai kujtoi se edhe në rastin e vrasjes së politikanit serb në veri, Oliver Ivanovic, MTS kishte fshirë të dhëna që mund të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjes.
“Operatori MTS ka detyrimin ligjor që t’i bartë të dhënat e kërkuara institucioneve të sigurisë së Kosovës, por në praktikë ka refuzuar bashkëpunimin. Për më tepër, janë raportuar raste të rritjes së paligjshme të kapaciteteve të frekuencave”, ka shkruar Musliu.









