Mesfushori kuqezi Qazim Laçi ‘qau’ rastet e humbura përballë Ukrainës në humbjen 1-2.
“Kemi vazhduar keq ndeshjen, pastaj loja në pjesën e dytë e kishim nën kontroll topin, atë që duhet të bëjmë gjithmonë në fushë.
Na vjen gjynah! Kemi krijuar aksione shumë, u futëm në zonë disa herë, nuk e krosuam disa herë. Na vjen gjynah se paraqitja në pjesën e dytë ishte e mirë dhe Kombëtarja duhet ta mbajë këtë paraqitje.
Besoj se minutat e para, pësojmë golat në minuta e para, duhet të parashikojmë disa aksione. Duhet të jemi më të përgatitur dhe më me përqëndrim. Duhet të kishim bërë më shumë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë i dominuam në të gjithë lojën” tha ai.