-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria e mbyll e fundit, kapiteni i del kundër Silvinjos: Ju e patë vetë…

Kryesoret

Shqipëria humbi 1-2 përballë Ukrainës sonte duke zbritur në vendin e fundit në renditje në mbyllje të Ligës së Kombeve. Kapiteni Ardian Ismajli u shpreh i pakënaqur me zgjedhjet e trajnerit Silvinjo kur u pyet nga mediat nëse ishte formacioni i duhur.

“Unë e kam përgjigjen dhe nuk dua të jap përgjigje. Jam profesionist dhe ata janë zgjedhje të trajnerit dhe e patë që në pjesën e dytë ndryshoi edhe formacioni edhe ca lojtarë edhe patëm raste” tha ai.

Pjesën e parë sonte e vlerësoi si më të keqen e tre viteve të fundit. “Besoj që pjesa e parë ka qenë ndeshja me e keqe nga ana e jonë në këto tre vitet e fundit.

Ashtu ishte edhe me Çekinë filluam keq, por patëm fat, por fatin nuk e ke gjithmonë nga vetja dhe pësuam ato dy gola. Në pjesën e dytë u përqendruam më shumë, nuk kishim ca të humbisnim më.

Një pjesë e dytë shumë e mirë. Dhemb shgumë sepse kur e sheh ndeshjen Çeki-Gjeorgji me një pikë ne kishim qenë në play off” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit