-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Balla i drejtohet Zhupës: Si nuk keni turp të krahasoni ato vrasje e përdhunime

Kryesoret

Seanca plenare po zhvillohet në Kuvend dhe ka nisur me deabate për arsye se deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka folur rreth vrasjes së 14-vjeçaroit pranë shkollës Fan Noli. Zhupa u shpreh se kjo ngjarje ishte e paralajmëruar dhe kërkon që Manastirliu të japë dorëheqjen.

Ajo theksoi se “Serbia me Kosovën është sjellë njësoj si silleni ju me fëmijët tanë”.

Spiropali: Zonja Zhupa ju lutem keni kaluar kohën, po abuzoni

Zhupa: Zonja Spiropali, mendova se kësaj radhe nuk do kishit guxim të më ndërprisnit se jeni një nënë dhe zonjë. Nuk duhet të më ndërprisni se po marrë kohë nga propaganda e buxhetit.

Spiropali: Ti nuk e di se çdo them unë

Balla: Është një përgjegjësi që na takon të gjithëve, dhe kjo përgjegjësi bëhen edhe më të rënda kur ngjarje të rënda keqpërdoren nga politika. Ju keni qenë këtu kur kisha detyrën të raportoja për numrin e madh të personave të arrestuar si shpërndarës droge pranë shkollave, dhe ju ishit kundër, ndaj mendoj që kjo ngjarje duhet të na bëjë me përgjegjësi të gjithëve dhe si anëtarë të Kuvendit e ftoj opozitën të marrë fjalën dhe të thotë ‘po jemi gati të mbështesim masat drastike ligjore që duhen ndërmarrë’. Të marrim shkas nga kjo ngjarje për ashpërsim të dënimeve penale që lidhe, me një qasje të re të sigurisë në shkolla.

Si Serbia me Kosovën? Po turp nuk keni? Si nuk keni turp që krahasoni ato mijëra vrasje, e përdhunime, dhe ju vini pa pikë turpi dhe thoni që kjo qeveri po sillet me shqiptarët në Shqipëri siç është sjellë Serbia me Kosovën?! Kjo që thoni është minimalisht e rëndë! Ende në kohë jeni që ta marrë dikush fjalën, jo ju zonja Zhupa dhe të distancohet nga kjo”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit