Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur në Fushë Krujë pranë fshatit Larusk.
Makina e OSHEE është goditur nga një autoveturë dhe si pasojë janë plagosur dy punonjësit e kompanisë. Ata po ktheheshin nga puna pas riparimit të një defekti.
Menjëherë dy punonjësit e OSHEE janë dërguar në spitalin e Traumës. Ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.