Tirana dhe gjithë Shqipëria u trondit sot nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u godit me thikë në zemër pas një sherri me bashkëmoshatarët.
Në një reagim në Facebook, shkolla ‘Fan Noli’ shkruan se u tronditën nga kjo ngjarje dhe nesër shkolla do të nisë ndryshe pa Martinin.
“Nesër shkolla fillon ndryshe, pa Martinin! Sot u tronditëm të gjithë! Mësues, shokë e shoqe, çdo prind e çdo familje.
Dhimbje e papërshkrueshme! 9 vite shkollë me të dhe që nesër në bankë s’do ta shohim më! Qofsh i parajsës, engjëll”, shkruan shkolla ‘Fan Noli’.
14-vjeçari Luis Meçja është ende në spitalin e Traumës pasi mbeti i plagosur pas sherrit me thika pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.
Familjarë të shumtë dhe miq dhe shokët e skuadrës me të cilin luan adoleshenti janë mbledhur te Trauma për të mësuar për gjendjen e tij.