Deputetja e PD-së, për qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, sot në Kuvend gjatë fjalës së saj në seancën plenare, u ndal edhe tek çështja e helmimit të 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë ditën e djeshme, për shkak të ushqimit të keq, ku disa prej tyre përfunduan për të marrë trajtim mjekësor në spitalin e QSUT.
Sipasa deputetes demokrate çështja nuk duhet anashkaluar pasi jeta e studentëve, fëmijëve është e pasigurt, ndaj dhe qeveria duhet të marrë menjëherë masat.
Fjal e Zhupës
Nuk është ngjarje për ta anashkaluar dhe për të mos reflektuar dhe për të kuptuar se si jeta është e pasigurt. Jemi duke jetuar në një vend ku përzgjidhen edhe fituesit e tenderëve të ushqimeve, jo në bazë të standardeve por në bazë të njohjeve, ofertës më të lartë, allishverishit të radhës. Mungonin kontrollet reale mbi kompaninë që ushqente studentët shqiptarë, mungonin standardet me të cilat do duhet të konkurronte dhe të fitonte për të garantuar ushqimin. Çfarë kontrollesh kemi për sigurinë ushqimore? Veçse paguajmë çmimet e ushqimeve më të larta në rajon, paguajmë edhe helm, paguajmë ushqime të cilat janë të pakontrolluara, ushqime që helmojnë fëmijët tanë, studentët tanë, ai që përfiton atë tender, janë të lidhur me qeverinë, klientë të pushtetit dhe nuk ka nevojë nëse kanë standarde apo jo.









