Ditën e sotme në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja në stadiumin “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Policia e Shtetit ka ndërmarrë disa masa me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë ndeshjes që zhvillohet sonte.
Nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes janë bllokuar rrugët si:
* Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
- Rruga “Papa Gjon Pali II”;
-
Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
-
Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
-
Rruga “Themistokli Gërmenji”;
-
Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;
-
Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
-
Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
-
Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.
Gjithashtu policia do të ushtrojë kontroll ndaj tifozëve par futjes në stadium me qëllim parandalimin e fishekzjarreve, flakadanëve, çakmakëve dhe lëndëve piroteknike.
Veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.