-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pas 10 vitesh do kërkojë foto me mua”, Julian Deda publikon foto me 14-vjeçarin

Kryesoret

Aktori i njohur Julian Deda ka shprehur ngushëllimet e tij për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili humbi tragjikisht jetën pas një përplasjeje me një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli”. Deda ka postuar një foto të vitit 2021 ku shfaqet me Martinin dhe ka shkruar një mesazh prekës në Instagram.

“Prehu në paqe i dashur Martin. A mund ta bëjmë një foto bashkë, edhe pse nuk kanë kaluar akoma 10 vjet, edhe pse fati tragjik t’i ndërpreu ëndrrat në mes? E unë prap e dua këtë foto me ty o kampion. Na pikëllove të gjithëve o djalë, por Zoti djemtë e mirë i do pranë vetes. Qofsh mirë me Zotin. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar ai.

Në postimin origjinal të familjes, ishte shkruar se “Tani dola unë foto me Julin, por mbas 10 vitesh do jetë ai që do kërkojë të dalë me mua, Martin Cani.” Ky postim ka prekur shumë ndjekësit dhe ka sjellë një valë solidariteti për të miturin e ndarë nga jeta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit