-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike të falsifikuara, arrestohet maqedonasi në Han të Elezit

Kryesoret

Mbrëmë në pikën kufitare në Han të Elezit, policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të tipit Audi A2 me targa të Maqedonisë së Veriut që drejtohej nga maqedonasi S.Xh.

Nën ulësen e përparme i janë gjetur qese të plastikës të mbushura me monedha metalike 2 franga zvicerane që dyshohet se janë të falsifikuara. Maqedonasi S.Xh., është ndaluar për 48 orë dhe akuzohet për veprën penale “Falsifikim të parasë”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar vetura si dhe monedhat e dyshuara.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore përfshirë ato të hetuesisë. Pas inventarizimit paraprak, rezulton se janë sekuestruar gjithsej 8,076 monedha x 2 CHF = 16,152 CHF, të gjitha të dyshuara si të falsifikuara.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit