Gjatë mesnatës një atenat me armë zjarri ka ndodhur në Zonën e Xhamllikut në Tiranë ku mbeti i vdekur 30-vjeçari Klajdi Prendi.
Autorët e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar 30-vjeçarin me 5 plumba teksa po futej në makinën e tij G-Class.
Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, ku njëri ishte shofer dhe dy të tjerët kanë luajtur rolin e qitësit.
30-vjeçari mësohet se ka pasur precedentë të mëparshëm kriminalë, pasi në zgjedhjet e fundit është shpallur në kërkim, pasi qëlloi në ajër me armë zjarri në Pukë.
Ekzekutimi i 30-vjeçarit, reagon policia: U vra me armë zjarri