Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sonte ndeshjen e fundit përballë Ukrainës në Ligën e Kombeve. Trajner i Ukrainës Serhiy Rebrov mendon se Kuqezinjtë janë përmirësuar me kalimin e viteve.
“Sot përfaqësuesja e Shqipërisë ka ndryshuar shumë. Ka shumë lojtarë në Serie A dhe kampionatet e rëndësishëm.
Është vështirë të krahasosh ato ndeshje me atë lojë klasi që po tregon Shqipëria sot. Arriti deri në finalet e Euro 2024 ku u paraqit mirë”.
Rebrov tha se Ukraina ka një ekip të ri në moshë dhe se është një garanci për të ardhmen.