Shqipëria ka përfunduar pjesën e parë të ndeshjes kundër Ukrainës me një disavantazh prej dy gola, pasi miqtë shënuan dy herë në minutat 5 dhe 10. Pjesa e parë ka qenë e tensionuar, jo vetëm në fushë, por edhe në sektorin e tifozëve. Ultrasit kuqezinj kanë pasur një përplasje me sigurinë private të stadiumit “Air Albania”.
Për fat, përplasja është shuar pa pasur pasoja, dhe nuk ka pasur asnjë incident të rëndë. Ndërkohë, tifozët kanë vazhduar të mbështesin ekipin edhe në këto momente të vështira, ndërsa ndeshja vazhdon të zhvillohet me tension të shtuar.