-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 14-vjeçarit/ Noka i drejtohet Spiropalit: 24 orë më përpara në atë shkollë keni mbajtur leksion për sigurinë

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokartike Flamur Noka është përplasur në Kuvend me Elisa Spiropalin pasi ka kundërshtuar që të mbajnë një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit. Noka u shpreh se në media ka 24 orë që po pasqyrohet vrasja e 14-vjeçarit dhe i gjithë opinioni publik është shokuar.

Ai theksoi se të gjithë po heshtin për vrasjen e 14-vjeçarit, duke filluar nga ministrat, hajduti i bashkisë dhe të gjithë punonjësit e policisë.

“Është tragjike zonjë, sepse 24 orë më përpara në atë shkollë keni mbajtur leksion për sigurinë.

E gjithë drejtoria e shkollës ka pasur informacion për ngjarjen.

Edhe punonjësit e policisë që mbulojnë zonën kanë pasur informacion dhe askush nuk dashur t’ia dijë, sepse ju i bëni gjërat për shou.

Mbrëmë në mesnatë u vra një i ri, i biri i një gjyqtari që ka dhënë dënime me burgime të përjetshme për krimin.

I biri i një gjyqtari që ka dënuar dhjetëra kriminale dhe që ju, drejtësia juaj, e flaku në rrugë vetëm se nuk ishte lëpirës i juaji dhe i bandës që ju keni çuar në krye të drejtësisë.

Dhe këtu sikur nuk ndodh asgjë.

Pse ndodhin këto?

Sepse drejtori i përgjithshëm i policisë është ushtar i krimit.

Keni çuar drejtor të policisë së Tiranës një ushtar të krimit të organizuar.

Prandaj krimi bën kërdinë.

Nuk ka turp më të madh zonjë se deputetët të kërkojnë një minutë heshtje për vrasjen e një fëmije dhe ju këtu të rrini ulur.

Ju rrini mbi kufomat e njerëzve.

Ju rrini mbi gjakun e njerëzve në pushtet.

Kjo është fytyra juaj.”, tha Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit