Djali i ish gjyqtarit Fran Prendi u qëllua për vdekje me pistoletë me sdilenciator. 30-vjeçari Klajdi Prendiu qëllua me 5 plumba në krahë, gjoks dhe në kokë teksa po futej në makinën e tij G-Class.
Më pas shokët e tij e kanë parë nga lokali dhe e kanë dërguar në spitalin e Traumës, por për shkak të plagëve të marar ai ka humbur jetën.
Policia po vijon kërkimin e tre autorëve të cilët kanë kaluar në rrethin e Shkozës dhe njëri nga ata ka djegur pranë liqenit të Farkës makinën tip Audi A4 ngjyrë gri. Më pas ata janë larguar nga aty me një makinë tjetër që i priste në zonën e Farkës.
Ekzekutimi i djalit të ish gjyqtarit, arma nuk u gjet në makinën e autorëve