Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin rrugor Petovë-Libofshë, kur një automjet “Toyota” është përplasur me një motor.
Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit për mjekim të specializuar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.