Ditën e sotme për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit. Ata do të pezullohen deri në përmirësimin e kushteve atmosferikë.
Në njoftimin zyrtar nga kapiteneria e portit, anijet ndërkombëtare do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
1.Është ndaluar paisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese deh ato të peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 12:00 datë 20.11.2024.
2.Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit të operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjene masave për sigurimine tyre.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 23.11.2024.”, thuhet në njoftim.