15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi i G20 në Brazil/ Fokus në klimën, varfërinë dhe sigurinë globale

Kryesoret

Takimi i fundit i G20, i zhvilluar në Brazil, përmbylli diskutimet për disa prej sfidave më urgjente globale, duke përfshirë ndryshimet klimatike, uljen e varfërisë dhe kërkesën për taksa ndaj miliarderëve.

Liderët e 20 ekonomive më të mëdha në botë riafirmuan angazhimin për luftën kundër ngrohjes globale dhe mbështetje për vendet në zhvillim. Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, kërkoi një angazhim më të madh për përballimin e sfidave të Jugut Global dhe për ndihmën ndaj vendeve më të varfra.

Në diskutimet për sigurinë globale, u kërkua një armëpushim në Gazë dhe Libian, por deklarata përfundimtare e G20 nuk ofroi një qëndrim të fortë për situatën e Ukrainës dhe Gazës.

U theksua gjithashtu nevoja për reforma në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, por nuk u mor një qëndrim i qartë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit