-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetja e PD: Cilin Ramë të besojmë atë që promovon TikTok apo atë kundër?

Kryesoret

Deputetja e partisë Demokratike Dhurata Çupi në rrjetin e saj social në facebook ka publikuar dy foto të kryeministrit Edi Rama. Ky reagim i deputetes Çupi erdhi pas deklarimit të Ramës ku propozoi mbylljen e rrjeteve sociale TikTok dhe SnapChat, duke i referuar vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Deputetja shprehet se nuk di kë të besojë Ramën që është kundër TikTok apo atë që e promovon. Çupi thotë që kryeministri ndryshe flet dhe ndryshe vepron, pasi ai vet akoma po e mban hapur llogarinë e tij në TikTok.

“Cilin Ramë të besojmë? Ramën kundër Tik Tok, se e di që kështu mund të shuajë zemëratën e njerëzve për vrasjen e nxënësit 14-vjeçar, apo Ramën që promovon Tik Tok për të na treguar rëndësinë e tij globale? Fotot tregojnë se kemi 1 kryeministër me 2 qëndrime brenda 1 viti. E kam thënë shpeshherë, Edi Rama ndryshe flet, ndryshe vepron. Thotë se ka hulumtime që TikTok është i dëmshëm. Kur është me ndikim kaq negativ tek fëmijët dhe rinia pse hapi llogari në Tik Tok dhe pse e mban ende atë llogari të hapur? U mbyll ose jo Tik Tok-u kjo nuk e zgjidh problemin. Thjesht e mbulon dhe e lë të harrohet deri në tragjedinë e radhës”, shkruan deputetja Çupi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit