Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë vendimin e kërkesës së kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Seanca që nisi më 19 tetor u shty për sot ditën e enjte.
Berisha ka kërkuar shfuqizimin e vendimeve të GJKKO dhe Apelit të GJKKO, pasi i kanë caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ai prej 11 muajsh ndodhet në arrest në shtëpi dhe akuzohet për çështjen Partizani. Gjithashtu kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar edhe disa herë nga shkallët e gjyqësorit.