-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pasivizimi i adresave në Preshevë, Ministria e Jashtme: Shkelje e të drejtave

Kryesoret

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur shqetësim për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të të drejtave të njeriut dhe standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave.

Ky proces administrativ ka privuar shqiptarët në këtë rajon nga shërbime themelore dhe nga mundësia për të ushtruar të drejtat e tyre, duke përfshirë arsim, shëndetësi dhe pensione. Shqipëria do të vazhdojë të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në dialogun me autoritetet serbe dhe në forumet ndërkombëtare.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ndjek me vëmendje fenomenin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë. Ky veprim përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe të standardeve për mbrojtjen e pakicave, duke privuar shqiptarët nga qasja në shërbime bazë dhe ushtrimi i të drejtave të tyre themelore. Pasivizimi i adresave nuk është një çështje thjesht ligjore, por ka pasoja mbi jetën e përditshme të shqiptarëve në këtë rajon, duke cenuar të drejtat dhe barazinë e tyre.

Ministria ka adresuar dhe do të vazhdojë të adresojë këtë çështje në dialogun me autoritetet serbe, si dhe në forume ndërkombëtare. Përmes angazhimit të saj të vazhdueshëm, Shqipëria do të vazhdojë të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe pakicave”, thuhet në qëndrimin zyrtar të MEPJ.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit