Kryeministri Edi Rama në rrjetine tij social ka publikuar pamje nga projekti i ri i Ujërave Termale të Bënjës. Rama shprehet se janë krijuar nga natyra dhe dëmtohte nga dora e njeriut.
Ai thotë që projekti do të nisë së shpejti dhe do të krijohen kushtet për ta shijuar atë bukuri të rrallë.
“Mirëmëngjes dhe me projektin e ri të ripërtëritjes së një destinacioni krejt special të krijuar nga natyra e të dëmtuar nga dora e robit – Ujërat Termale të Bënjës – ku pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, e ku ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë, ju uroj një ditë të mbarë!” shkruan Rama.