Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë Francën, duke shkaktuar kaos në aeroportin “Charles de Gaulle” të Parisit, ku janë anuluar 10% e fluturimeve. Autoritetet kërkuan nga kompanitë ajrore të ndërmarrin masa, ndërsa ekipet e aeroportit po punojnë për pastrimin e pistave dhe avionëve nga bora dhe akulli, për të siguruar sigurinë e fluturimeve.
Drejtoria e Aviacionit Civil (DGAC) i kërkoi kompanive ajrore të anulojnë fluturimet nga ora 13:30 deri në 23:59 për shkak të kushteve të motit. Vonesa të mëdha priten edhe në aeroportin e Bourget, të përdorur për fluturimet e biznesit.
Në rajonin e Parisit, ka një alarm portokalli për reshje të borës dhe ngrica deri të premten. Moti i keq pritet të shkaktojë gjithashtu ndërprerje në shërbimet e transportit publik.