Policia spanjolle ka zbuluar një plantacion marijuane në fermën historike të Can Esteve në Cervelló, të shndërruar në fabrikë droge nga mafia shqiptare.
Ish-restoranti “La Font de la Resclosa”, i ndërtuar në vitin 1429, strehonte mbi 3000 bimë marijuane. Tre shqiptarë u arrestuan si dyshuarit kryesorë të plantacionit dhe përballen me akuza për krime kundër shëndetit publik dhe manipulim energjie.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e organizatës që qëndron pas këtij operacioni.