Ditën e sotme një 14-vjeçar u procedua penalsihte pasi gjatë kontrollit të tij fizik nga policia e Vorës i gjetën një thikë. 14-vjeçari u procedua në gjendje të lirë dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Vorës për veprime të mëtejshme. Ndërkohë ditën e djeshme një 13-vjeçar u gjet me thikë në çantë nga mësuesja në shkollën në Devoll.
Ndërsa ditën e hënë një 14-vjeçar Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në afërsi të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë.