Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump disa orë pas dorëheqjes së Matt Gaetz emëroi ish-Prokuroren e Përgjithshme të Floridës Pam Bondi si zgjedhjen e tij të re për të drejtuar Departamentin e Drejtësisë.
“Për një kohë të gjatë, Departamenti politik i Drejtësisë është përdorur kundër meje dhe republikanëve të tjerë, por jo më. Pam do ta rifokusojë departamentin tek qëllimin e tij që janë lufta kundër krimit dhe për ta bërë Amerikën sërish të sigurt”, shkroi Trump në një postim në rrjete sociale.
Matt Gaetz u tërhoq pas akuzave për sulme seksuale dhe tha se polemika mbi nominimin e tij të mundshëm “po bëhej padrejtësisht një shpërqendrim” për punën e administratës së ardhshme Trump.
Ndërsa Pam Bondi është aleat prej një kohë të gjatë e Trump. Ajo ishte një prej avokatëve të tij, kur Dhoma e Përfaqësuesve në Kongres ngriti akuzat e para ndaj ish-presidentit që synonin shkarkimin e tij.