Qarku i Shkodrës është një nga zonat më të prekur nga moti i keq i ditës së sotme, me reshje të dendura shiu dhe vërshime ujërash.
Prurjet masive të ujërave nga mali në hyrje të tunelit të Gjegjanit kanë shkaktuar gërryerjen e trasesë së rrugës. Policia dhe nënkontraktori kanë dalë në terren për të monitoruar situatën dhe për të rikthyer normalitetin.
Dy fadroma janë duke punuar për pastrimin dhe sigurinë e rrugës, ndërsa situata vazhdon të monitorohet. Gjatë ditës janë raportuar vërshime dhe mungesë të energjisë elektrike në disa zona.