Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe Fierin, duke shkaktuar probleme me energjinë elektrike në disa fshatra, si Topojë, Frakull dhe Mbrostar.
Megjithatë, deri tani nuk janë raportuar dëme në toka bujqësore apo sera. Situata vijon të monitorohet, ndërsa autoritetet po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.
Nuk ka raportime për rrugë të bllokuara.