-sidi education-spot_img
20.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parandalohet atentati me minë të telekomanduar, arrestohet autori në Shkodër!

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje kriminale në Vau i Dejës, duke arrestuar 38-vjeçarin Euglen Buraku që transportonte një minë me telekomandë, të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë, ndërkohë është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij një 34 vjeçar.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Stajkë, u ndalua për kontroll automjeti me të cilin lëvizte i dyshuari 38 vjeçari.

Ndërkohë në drejtimin e prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e destinacionit dhe qëllimit të transportimit të minës, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një 38-vjeçar, i cili u kap duke transportuar një minë me telekomandë, të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë.

Shpallet në kërkim një 34-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i 38-vjeçarit, Euglen Buraku.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, një minë me telekomandë, një automjet, një maskë dhe dy telefona celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas po transportonte një minë me telekomandë, kanë organizuar menjëherë ndërhyrjen, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Stajkë, u ndalua për kontroll automjeti me të cilin lëvizte i dyshuari. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një minë me telekomandë, të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë. Gjithashtu, u sekuestruan automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, u vu në pranga shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Spitallë, Durrës.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë rast.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e destinacionit dhe qëllimit të transportimit të minës, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit