-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vengu takim në Pentagon, zbardhen detajet e diskutimeve

Kryesoret

Pirro Vengu ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Pentagon, Washington D.C., me nënsekretaren e Mbrojtjes për politikat Amanda Dory. Në takim u diskutua për sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes SHBA-ve dhe Shqipërisë në funskion të agjendës së NATO-s.

“Biseduam gjithashtu për financimin e huaj ushtarak nga pala amerikane, për një modernizim gjithëpërfshirës të kapaciteteve të mbrojtjes të Forcave tona të Armatosura, duke e ndërlidhur dhe me prioritetin e qeverisë shqiptare për rijetëzimin e industrisë tonë ushtarake”, tha Vengu.

Ai nënvizoi se Shqipëria qëndron e palëkundur në përmbushjen e objektivave të NATO-s, duke forcuar kapacitetet kombëtare dhe duke kontribuar në sigurinë euroatlantike, krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit