-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hekurudha Durrës – Prishtinë, Aliu: Ne kemi vetëm 30 kilometra, 100 i ka Shqipëria

Kryesoret

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu u shpreh sot se hekurudha që lidh Prishtinën me Durrësin është 130 kilometra. Aliu tha se 30 prej tyre janë në pjesën e Kosovës dhe kryesisht në terren të rrafshët. 100 kilometrat e tjera tha se janë në territorin e Shqipërisë, në territor malor.

“Hekurudha Durrës – Prishtinë duhet ta kemi parasysh se duhet të ndërtohet një hekurudhë e re, e jo rindërtim i hekurudhës së vjetër.

Hekurudha e re është 130 kilometra, nga këto kilometra, 100 prej tyre janë në Republikën e Shqipërisë, këto 100 kilometra atje janë në territor malor, me shumë tunele e ura, ndërsa në pjesën tonë janë në terren rrafshi.

Prandaj kur e kemi bërë marrëveshjen me Shqipërinë, ne jemi si palë e cila financon pjesën e vet, por nuk mundet me qenë lider i projektit”, tha ministri Aliu. /EO

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit