Një tjetër tërmet ka goditur Shqipërinë këtë pasdite, rreth orës 17:29, me epiqendër 14 kilometra në verilindje të Shkodrës. Sipas autoriteteve, lëkundjet e tërmetit kishin magnitudë 3.1 ballë dhe ndodhën në një thellësi prej 15 kilometra.
Kjo lëkundje u regjistrua pas një tjetër tërmeti më herët, me magnitudë 3.2 në Detin Adriatik dhe një tërmet me magnitudë 3.6 në zonën e Çorovodës.