Reshjet e dendura të shiut të ditës së sotme kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në qytetin e Elbasanit. Sipas burimeve, disa rrugë të qytetit janë të përmbytura, duke e bërë të vështirë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Po ashtu, ka pasur rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Korçë, veçanërisht në zonat malore, duke bllokuar disa segmente rrugore. Policia ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë rrugë.
Ndërkohë, disa fshatra të thella të Elbasanit dhe të zonave përreth janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa ekipet e OSHEE po punojnë për normalizimin e furnizimit me energji.