Ditën e sotme qarku i Hasit dhe i Kukësit është përfshirë me reshje dëbore të dobëta, të cilat kanë vazhduar që të bien gjatë mbrëmjes.Në Shishtavec trashësia e borës ka shkuar deri në 3 cm. Si pasojë e motit të keq, të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë të mbushura me gurë dhe inerte duke vëshirësuar qarkullimin normal të makinave.
Në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. Qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç njësive administrative Adm Kolsh, Surroj, Arren dhe Malzi, fshatrat Topojan Breki dhe Xhaferaj Nj Adm Topojan Bashkia Kukës. Gjithashtu edhe njësitë administrative Adm Lekbibaj, Bujan, Llugaj , Bytyç, Fierzë, Margegaj dhe Tropojë, Bashkia Tropojë, si dhe fshatrat Perollaj, Bardhaj, Helshan dhe Kosturr Njësitë administrative Adm Golaj, Bashkia Has nuk ka energji elektrike.
Ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.