Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një konferencë për mediat tha se kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako duhet të japë dorëheqjen.
Vangjeli deklaroi se Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryetares së bashkisë së Durrësit Emirjana Sako, si dhe kërkon nga SPAK nisjen e hetimit për të gjitha shkeljet.
Deklarata
“Denoncimet e vijueshme të PD për performacën e kryebashkiakes së Durrësit Emirjana Sako, i ka vërtetuar plotësishtKontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit të auditimit (2024) ku vetëm për vitin 2022 ka identifikuar:
-
Bashkia Durrës, ka lejuar ushtrim aktiviti nga subjekte private në pasuri shtetërore pa Kontratë-Qiraje;
-
34 raste ku edhe pse ka procesverbal konstatimi për ndërtime pa leje, nuk është vjiuar procedura brenda afatit për nxjerrjen e vendimit për “Prishje Objekti të Kundërligjshëm“ dhe vendimit për “Dënim me Gjobë“;
-
Nga 119 vendime për “Prishje e Objektit të Kundërligjshëm“, janë të ekzekutuara vetëm 25 vendime;
-
“Urdhërat e Ekzekutimit“ për prishjen e objektit të kundërligjshëm, nuk zbatohen duke vijuar me prishjen e objekteve me justifikimin se mjetet ekskavator mund të dalin jashtë përdorimit gjatë procesit të ekzekutimit
-
Vendime “Për Dënimin me Gjobë“ të pa likujduara.
- Detyrime në vlerën 7.3 milion euro, dhe për pakësimet e tyre nga Bashkia Durrës nuk administrohet asnjë dokument për vlerën e pakësuar;
-
Kontrata qiraje të cilat nuk zbatohen por tejkalojnë hapsirat publike të përcaktuara në to duke sjellë mungesë të ardhurash;
-
Administrimi dhe mbledhja e taksave dhe tarifave vendore në mosrespektim të menaxhimit financiar dhe kontrollit;
-
Nga auditimi i 6 procedurave të prokurimit publik gjatë vitit 2022 me vlerë totale 5.2 milion euro, janë gjetur shkelje për përllogaritje të gabuar e fondit limit, hartim i kritereve për kualifikim të paargumentuara, janë skualifikuar padrejtësisht OE me ofertat më të ulëta, dhe janë kualifikikuar OE të shpallur fitues në mospërmbushje të kritereve të kualifikimit;
-
Nga auditimi i zbatimit të punimeve të ndërtimit të 7 kontratave për punë publike, me vlerë totale prej 2.8 milion euro, rezultuan punime ndërtimi të pakryera;
-
Përdorim pa efektivitet të fondeve në Bashkinë Durrës;
-
Taksat e ndikimit në infrastrukturë janë përllogaritur në mënyrë të parregullt;
-
“Depozitimi i mbetjeve urbane”, me vlerë të kontratës 2.8 milion euro pa tvsh, realizuar nga OE “Integrated Energy BV spv ” (për 12 muaj), rezultoi se në kontratë nuk ekzistojnë specifikime teknike të detajuara, nuk ka një peshore dhe as persona përgjegjës për peshimin e mbetjeve para transportit për në Landfill-in e Sharrës, duke mbartur riskun për shifra fiktive të ardhura nga Furnizuesi dhe për pagesa të pajustifikuara.
-
Bashkia Durrës, përfaqësuar nga titullari institucionit, si personi i ngarkuar nga ligji, nuk ka kryer ekzekutimin e Vendimit Gjyqësor të Formës së Prerë.
-
Titullari i Bashkisë Durrës nuk ka ngritur komision për nxjerrjen jashtë përdorimit të aktiveve, duke sjellë si pasojë moskryerjen e procedurës së nxjerrjes jashtë përdorimi dhe asgjesimit të aktiveve etj…”
Për sa më lart KLSh ka dhënë:
– 39 masa organizative;
– 7 masa për shpërblim dëmi;
– 7 masa për masa për uljen e borxhit tatimor;
– 3 masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike;
– 39 masa disiplinore duke filluar nga vërejtja deri tek largimet nga puna, por edhe largimi nga shërbimi civil.