Në qytetin e Durrësit, dy vëllezër, Eno Gega (36 vjeç) dhe Ivo Gega (33 vjeç), kanë plagosur me thikë Gentian Bajramin, 32 vjeç, një ngjarje që dyshohet të ketë lidhje me konkurrencën në biznes. Sipas informacioneve të ABC News, konflikti është shkaktuar nga rivaliteti mes palëve, të cilët kanë agjenci biletash pranë “Stacionit të Trenit” në hyrje të Portit të Durrësit.
Kjo ngjarje ka ndodhur pas një përleshjeje verbale dhe fizike mes i plagosuri dhe njërës prej palëve, e cila ka eskaluar në dhunë. Duket se fërkimet mes palëve kishin nisur prej kohësh, por situata ka dalë nga kontrolli sot, duke çuar në plagosjen e 32-vjeçarit. Aktualisht, Bajrami është transportuar në spital, ndërsa vëllezërit janë shoqëruar nga policia për hetime të mëtejshme.