Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë një takim online me drejtuesit e qarqeve të PD-së. Ky takim do të nisë në orën 18:00, ku fokus do të jetë protesta e radhës.
Berisha në konferencën për shtyp njoftoj se protesta e radhës do të jetë më 26 nëntor në orën 17:00 dhe do të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria.
Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen dhe theksoi se mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë.