Policia e Vlorës ka proceduar penalisht tre pronarë subjektesh pasi tegtonin lëndë piroteknike dhe fishekzjarre pa leje.
Gjatë kontrollit në subjektet tregtare të F. V., 67 vjeç, E. H., 58 vjeç, dhe A. F., 29 vjeçe u gjetën lëndët piroteknike dhe fishekzjarre.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
Ndërsa policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje, duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike.