Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka ftuar qytetarët për protestën e 26 nëntorit, duke theksuar se kjo do të jetë dita kur “flet sovrani dhe hesht hajduti”.
Pas një takimi me strukturat e PD në degën 9 të Tiranës, Balliu siguroi se demokratët do të mbushin rrugët e kryeqytetit në mbështetje të protestës, e cila sipas tij ka si qëllim largimin e dhunës dhe vjedhjes që po i ndodh vendit nga “pushteti i babëzitur”.
Ai shtoi se kjo protestë është një thirrje për të mbrojtur fëmijët dhe për të larguar “organizatën fajtore të pushtetit” që po shkakton dëme të mëdha për Shqipërinë.
Statusi
Në datën 26, ora 17:00 flet sovrani dhe hesht hajduti!
Sot në degën 9, bashkë me Belindin, demokratët e kësaj dege do të vershojnë në rrugët e Tiranës si asnjëherë.
Dhuna dhe vjedhja e këtij pushteti të babëzitur duhet larguar një orë e më parë për të mbrojtur fëmijët tanë nga organizatat fajtore të pushtetit.