Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një nderim të veçantë të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën tragjikisht pas një sulmi me thikë para shkollës ‘Fan Noli’. Në një fjalim gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha ftoi qytetarët të dalin nesër për të nderuar kujtimin e tij.
“Nesër nderojmë Martin Canin”, tha Berisha, duke paralajmëruar gjithashtu një protestë të madhe në Tiranë të martën në orën 17:00. “Shqipëria marshon në Tiranë, Tirana e qytetarëve.
Berisha: Edi Rama kthehet nga Londra më lakuriq, më i turpëruar, por ska turp, se ai që dilte plazheve të Europës.
Edi Rama kthehet nga Londra, pasi ka hequr çdo maskë, pasi ka dëshmuar që është i biri i të atit, që firmoste varjen në litar të kundërshtarëve politikë, ekzekutimin e tyre, pavarësisht nuk kishin asnjë faj.
Të dashur miq!
Protesta e sotme në Londër është një thirrje për të gjithë shqiptarët, të ngrihemi në lartësinë e guximit tonë.
Në lartësinë e burrërisë të atyre që në mes të Londrës janë nxinë fytyrën Edi Ramës dhe përfaqësuan ne me dinjitetin më të lartë.
Ditën e martë në ora 17:00, Shqipëria marshon në Tiranë, Tirana e qytetarëve.
Betejë, betejë, betejë.
Nesër nderime në vendin ku xhelatët në gjirin e shkollës, në krahët e shkollës, i morën jetën, e vranë publikisht engjëllin, yllin Martin Cani.
Për kujtimin e tij, dhe kundër kësaj bande kriminelësh që nuk ua ndjen për asgjë, përveç se interesave të tyre kriminale.
Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.
Fitore, fitore, fitore!