Policia e Imolës ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar, i cili merrej me shpërndarje droge dhe mbante materiale të vjedhura. Gjatë operacionit, i dyshuari u kap me 5 gramë kokainë dhe 1,000 euro, ndërsa në shtëpinë e tij u gjetën 250 gramë marijuanë, 1200 euro, një pistoletë, peshore dhe pajisje për tregtimin e drogës.
Një çelës garazhi çoi karabinierët në një depo ku gjetën dy biçikleta të vjedhura dhe materiale të tjera ndihmëse për aktivitete të paligjshme, si mjete ndërtimi dhe pajisje për karikimin e baterive.
I arrestuari u ndalua për posedim dhe tregtim droge, si dhe për mbajtjen e materialeve të vjedhura.