-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iu vra shoku para syve, flet 14-vjeçari: Mua dhe Martinin na qëlluan dy persona (Policia hesht)

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Martin Canit. Grupi hetimor i ka marrë dëshmi 14-vjeçarit të plagosur që ndodhet në spitalin e Traumës në praninë e psikologes dhe familjarëve.

I plagosuri, shok i Martin Canit i cili mbeti i vrarë ka deklaruar se është goditur me thikë ai dhe shoku i tij nga dy bashkëmoshatarë, përveç autorit të arrestuar edhe nga një person tjetër shok i autorit, me iniciale G.B.

Sipas të plagosurit, autori ka pasur thikë më të madhe, ndërsa personi tjetër thikë më të vogël dhe të dy i kanë qëlluar. Të njëjtën dëshmi ka dhënë edhe babai i të plagosurit këtë të diel pasi është pyetur sërish nga policia pas deklaratave të tij në media.

Kjo ka bërë që grupi hetimor të vijojë sekuestrimin dhe kqyrjen e kamerave të sigurisë në të gjithë zonën nga e para. Tashmë po hetohet edhe pista që mund të kenë qëlluar dy persona. Deri tani vetem heshtje nga policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit