-sidi education-spot_img
25.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha ngushëllon Metën për babain: Rama ka burgosur ish-presidentin!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar sot për vizitë ngushëllimi te ish-presidentiIlir Meta tek Hotel Rogner në Tiranë, i cili po pret ngushëllimet për humbjen e babait të tij, Rexhep Meta, në moshën 83-vjeçare.

Gjatë fjalës së tij për mediat foli edhe për burgusojen e Ilir Metës, duke thënë se është një farsë e turpshme që mbahet gjallë nga një ish-xhelat i Sigurimit të Shtetit dhe të tjerë, ku sipas Berishës porosia e këtij procesi është kryer me urdhër të Edi Ramës.

Fjala e Berishës

Një farsë e turpshme, një farsë që mbahet gjallë nga një ish-xhelat i Sigurimit të Shtetit dhe të tjerë, me falsitete, dokumente false dhe si një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës, njeriut, krimet familjare të të cilit e bëjnë atë më kriminel se sa etërit e tij.
E thotë Viktor Hygoi diku, çobani i bagëtive të egra është më i egër se ato.
Bastardi i egërsirave, i xhelatëve të komunistëve është më i egër se vetë ata.
Dëgjoni, ju duhet të bëni investigim.

Unë ftoj mediat të bëjnë investigim.
Dëgjoni se çfarë bëjnë, dorëzojnë dokumente të cilat faktojnë se kanë ngritur akuzën mbi falsitet dhe nuk do i jepen LSI-së për dy vite, nuk duhet t’i shohin se nuk duan t’u dalin akuzat fale, të turpshme që kanë lëshuar ndaj tij.

Edhe njëherë u them, asnjëra prej akuzave ka absolutisht zero substancë.
E mban Edi Rama vetëm nga frika dhe tmerri, sepse siç e shihni ju, ai tani mbahet në çdo fije bari, është i aftë për çdo akt, pasi në fakt është një kufomë e pakallur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit