Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin në Londër, por sapo është ngjitur në skenë është pritur me thirrjet “hajdut, Rama ik”. Kreu i qeverisë tha se janë nxitur nga opozita në Tiranë. Ndërhyri sigurimi dhe i largoi nga salla për të vijuar më pas takimin.
“Ju kërkoj ndjesë që një grusht të verbërisht tek dera të nxitur nga të verbrit në Tiranë kishin marrë librin e shtëpisë dhe bërtisnin tek dera.
Me një keqardhje por edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe. Unë kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj” tha ai.