-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Rama dhunoi shqiptarët në Londër, thirrje për protestë në Tiranë më 26 nëntor

Kryesoret

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve që po protestonin paqësisht në Londër gjatë takimit të Kryeministrit Edi Rama me diasporën. PD e cilëson Rama-n si “antishqiptar të vërtetë”, duke theksuar se ai ka kryer një “krim të dyfishtë” – duke i përzënë qytetarët nga Shqipëria dhe duke i dhunuar ata në Britani. Në një deklaratë për mediat, PD dënoi me forcë dhunën dhe akuzoi mercenarët që e ushtruan atë në emër të Ramës.

Deklaratë e Partisë Demokratike te Shqipërisë

Edi Rama, me mercenarët e tij dhunoi sot në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ata që kishin dalë për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës.

Si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur, atij i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga bashkëatdhetarët.

Sot, ai kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.

Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij.

Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë.

Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit.

Ndërkohë që, përgjegjësi i vetëm, ai që do përgjigjet deri në një për dhunën ndaj qytetarëve shqiptarë dhe britanikë, është Edi Rama.

Ora e fundit të tij dhe narkoshtetit që e kishte marrë me vete në Londër si cirk personal, po afron.

Të martën, në ora 17:00, ftojmë të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit dhe burracakut të Londrës.

O sot, o kurrë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit