Sot në Londër. Kryeministri Edi Rama vijon turin e takimeve me Diasporën. E diela e sotme do ta gjejë në Londër për fushatë. Takimi është parashikuar të mbahet në orën 12:00 me orën lokale në Britani.
Gjatë takimeve të tjera në Greqi dhe në SHBA, Rama u kërkoi votën emigrantëve shqiptarë për vizionin që vetë kryeministri e ka cilësuar si “Shqipëria 2030”, vizion ky, që sipas tij do përmbushet me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, ku ndau edhe posterin: Krenar për Shqipërinë”, thuhet në njoftimin për takimin në Londër.