-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama thumbon Berishën: Sudja e plakur që ulërin nga maja e pallatit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë një takimi me emigrantët në Londër, duke e quajtur “Sudja e plakur që ulërin nga maja e pallatit“.

Rama akuzoi Berishën dhe figurat e tjera të opozitës për shpërndarje të propagandës dhe manipulimeve, duke i krahasuar me “tezga që shesin qilima fluturues”.

Ai theksoi se nëse do të ishte për këta, Shqipëria nuk do të kishte realizuar Reformën në Drejtësi.

Edi Rama: Janë tezga të reja dhe vjetra që shesin qilima fluturues si Sudja, Rrapushi. Janë po ata, Sudja me fytyra të ndryshme, Sudja e plakur që ulërin nga maja e pallatit apo Sudja e re që vjen vërdallë duke takuar emigrantë duke thënë “Shqipërinë e bëj unë”.

Të ishte për këta Shqipëria s’do e bënte kurrë reformën në drejtësi, s’do e godiste kurrë korrupsionin pa dallim ngjyrash.

S’do e shihnin që një ministër apo politikan i partisë në pushtet të merrej nga drejtësia, të hetohej dhe të dënohej sepse kurrë nuk e kanë parë shqiptarët që nga krijimi shtetit shqiptar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit