Policia e Vlorës po procedon penalisht 3 tregtarë pasi po shisnin fishekzjarrë. Lëndët prioteknike qeveria i ka ndaluar me ligj që nga viti 2018.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka ngritur akuzë penale për “Tregtimin dhe transportimin i mallrave që janë kontrabandë”. Të akuzuarit duhet të përballen me dy vepra penale për marrjen kontrabandë dhe shitje të materialeve të jashtligjshme.
Policia e Shtetit vazhdon të shtojë masa për ndalimin e lëndëve piroteknike pasi këtë periudhë të vitit parashikohen që të përdoren më shumë nga ana e qytetarëve.