-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaluan vettingun, Dumani: Në sistem ka ende të korruptuar

Kryesoret

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit, Altin Dumani u shpreh sot se shqetësimi më i madh i SPAK janë prokurorët apo gjyqtarët që kanë premisa të kryejnë vepra korruptive.

“Shoqëria civile është e ftuar që të bashkëpunojë me SPAK, të kërkojë informacion nga SPAK për tematika të caktuara. Edhe nga përmbajtja e raportit, SPAK kishte qenë i hapur duke vënë në dispozicion të gjithë informacionin e kërkuar, përjashtuar atë që është sekret, shikoj një ndërveprim mes SPAK-ut dhe organizatave të shoqërisë civile. Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë në të ardhmen për tematika të caktuara.

Ndjekja penale për subjekte që janë nënshtruar procesit të vettingut. SPAK ka pasur edhe raste ku ka aplikuar ligjin anti-mafia për subjekte të kësaj natyre. Kompetencat e SPAK-ut janë të kufizuara për veprën penale të fshehjes së pasurisë, apo të deklarimit të rremë. Kemi një numër të vogël subjektesh dhe kur sheh numrin e subjekteve të proceduar, krahasuar me numrin e përgjithshëm të subjekteve që ne kemi në kompetencë, shifrat janë të kënaqshme.

Ne nuk kemi qenë të verbër apo të shurdhër në raport me vendimet e organeve të vettingut. Ne kemi regjistruar procedime penale me iniciativën tonë. SPAK ka marrë në ndjekje penale gjyqtarë, anëtarë të KPA, prokurorë, oficerë të Policisë Gjyqësore. Kemi një numër të madh subjektesh për të cilët kemi ushtruar ndjekjen penale për korrupsionin pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë të kemi të dhëna që jemi para një vepre penale.

Shqetësimi në vlerësimin e SPAK më i madh nuk janë subjektet e shkarkuara për efekt të procesit të rivlerësimit, por janë ata që kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shkallë të Parë apo në Apel kudo që janë. Fokusi jonë është edhe kjo pjesë. Ky është shqetësimi ynë më i madh se aktualisht ata janë në sistem dhe ka premisa që mund të kryejnë akte korruptive. Është detyra jonë që në çdo rast të ushtrojnë ndjekjen penale” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit